Arben Ahmetaj: Do të vij në Shqipëri, por jo për të dëshmuar në SPAK.

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se do të vijë në Shqipëri.

Deklaratën e ka bërë gjatë emisionit ‘Now’ me Erla Mëhillin, duke iu përgjigjur deklaratës së gazetares Anduena Llabani, e cila u shpreh se, Ahmetaj kishte rënë dakord me SPAK që të dëshmonte.

Advertisement

Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Ai reagoi duke u shprehur se ‘nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.

Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar’, është shprehur Ahmetaj në mesazhin e tij drejtuar moderatores Mëhilli.